Report TV -Ministria nis verifikimet për firmën gurore në Postribë pas protestave
  • 4 years ago
SHKODËR- Një grup përfaqësuesish nga qeveria kanë mbërritur në fshatin Rrasek të Postribës për të verifikuar situatën në terren lidhur me aktivitetin që kryen firma gurore ndaj së cilës banorët e zonës protestuan dy ditë parë. Bashkë me to ka mbërritur edhe ambjentalisti Sazan Guri në mbështetje të banorëve .

Koordinatorja e bashkëqeverisjes Mandeta Minxhozi u shpreh se ministria e Mjedisit e cila ka dhënë lejen përkatëse do të kryejë edhe një herë verifikimin e kontratës së firmës për të parë nëse i ka zbatuar apo jo pikat e lejes së shfrytëzimit.
Recommended