Vijojnë zgjedhjet brenda PS-së, në Delvinë dhe Konispol fitojnë kandidatët e vetëm në garë
  • 4 years ago
Partia Socialiste vijon procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në rrethe. Në Delvinë dhe në Konispol fituan kandidatët e vetëm që ishin në garë Izet Sila dhe Kristo Mallanezo.

Kandidati për kryetar në Partinë Socialiste Delvinë Arkad Duka njofton tërheqjen nga gara, duke i hapur rrugë kryetarit në detyrë Izet Sila të vijojë drejtimin e PS Delvinë edhe për 4 vitet e ardhshme. "Duke qenë se jemi të gjithë miq, nuk dua të jem më pjesë e garës, e le të lirë kandidatin aktual" tha Arkad Duka.
Recommended