U vra në Francë/ Përcillet në banesën e fundit në Berat Brunilda Kovaçi! Mungojnë 2 vëllezërit
  • 4 years ago
BERAT - Rreth tre javë nga masakrimi në Francë, ka mbërritur pranë familjarëve në Berat trupi i pajetë i Brunilda Kovaçit, 37-vjeçares që u vra mbrëmjen e Krishtlindjes.

Familjarë dhe të afërm u mblodhën për t'i dhënë lamtumirën Brunildës, nënës së tre fëmijëveNëna e saj, Fatime Kovaçi, e veshur me të zeza i ka bërë apel shtetit të lejojë dy djemtë që i ndodhen në burg, njëri për vrasje e tjetri për vjedhje, të marrin pjesë në varrim. Por kërkesa e saj përcjellë përmes mediave nuk u dëgjua, pasi Brunilda Kovaçi u varros rreth orës 14:00 në vendlindjen e saj, pa praninë e vëllezërve të burgosur.

Nëne e tre fëmijëve u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës, ndërsa trupi i saj ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur. Prej vitesh, Brunilda Kovaçi ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa shkonte e vinte shpesh në Francë për të punuar. Mediat franceze thonë se ajo shfrytëzohej për prostitucion, por familjarët e saj në Berat nuk dinë asgjë rreth këtij fakti, dhe as motiveve përse ajo mund të jetë vrarë.
Recommended