Report Tv - Vasillaq Zëri përcillet për në banesën e fundit, Meta: Ishte magjistar i topit

  • 5 years ago
Sot është përcjellë për në banesën e fundit ish-futbollisti i shquar, Vasillaq Zëri. Ai ndërroi jetë dje në moshën 66-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Në homazhe ishin të pranishëm miq, sportistë, por edhe politikanë. Mes tyre ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Pasi i shprehu ngushëllimet familjes Zëri, të afërmve dhe kolegëve, Presidenti Meta u shpreh para mediave se Zëri la gjumë të pashlyera në futbollin shqiptar.

?Është një humbje shumë e madhe dhe tepër e parakohshme për të gjithë sportdashësit, për të gjithë botën e futbollit. Me nderim të veçantë por edhe trishtim të thellë u përula sot për herë të fundit përpara Vasillaq Zërit, këtij futbollisti të madh e të paharruar të viteve '70-'80, i cili jo vetëm njihej si magjistari i topit, teknikës dhe driblimit, por edhe si gjeneratori i kompozimit të trios së jashtëzakonshme Zëri, Përnaska, Ballgjini, që la gjumë të pashlyera në futbollin shqiptar. Ne do ta nderojmë Zërin edhe si trajner e edukator i fëmijëve dhe brezave të rinj me futbollin, por edhe me vlerat më të mira qytetare?u shpreh Presidenti Meta

Recommended