Report TV - Tension në prezantimin e projektit të Lungomares, banorët njoftohen me vonesë

  • 4 years ago
Në ambientet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Vlorë u zhvillua takimi për prezantimin e vazhdimit të projektit të Lungomares nga zona e Tynelit në Ujë të Ftohtë në drejtim të Rradhimës.

Takimi ka nisur mes polemikave, pasi banorët e zonës janë njoftuar 15 minuta me vonesë për nisjen e prezantimit të projektit.

Ndërkohë që projekti prezantohej, banorët prisnin poshtë ndërtesës pa e ditur, duke nxitur irritimin e tyre.

Mbledhja për shumë minuta ka vazhduar mes tensioneve midis banorëve, përfaqësuesve të bashkisë së Vlorës si dhe përfaqësuesve të fondit shqiptar të zhvillimit.

Armando Cakrani, përfaqësuesi ligjor i banorëve të cilët preken nga projekti i Lungomares, ka thënë se është absurde të prezantosh projektin e zhvillimit të zonës ndërkohë që mungojnë banorët.

Sipas  avokatit Cakrani zgjidhja që banorët kërkojnë është të bëhen dëgjesa publike në zonën e tyre, të merren mendimet e banorëve dhe më pas të hartohet një projekt që nuk skualifikon pa të drejtë pronën e tyre.

?Mbledhja për prezantimin e projektit për realizimin e fazës së dytë të Lungomares nga zona e tynelit deri në Rradhimë nuk arriti të përfundojë pasi banorët kundërshtuan zhvillimin e saj, për arsyen se sipas tyre po prezantohet një projekt fiktiv pa marrë parasysh mendimin dhe ankesat e banorëve?, është shprehur Cakrani.

Recommended