Marrëveshja për transformimin e Piramidës
  • 4 years ago
Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë firmosën Marrëveshjen e Mirëkuptimit për transformimin e Piramidës, në qendrën më të madhe rajonale të inovacionit dhe arsimit dixhital, për të rinjtë








Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)dhe Bashkia Tiranë, nënshkruan sot me datë 09 Janar 2020, një Marrëveshje Mirëkuptimi, si hap të parë të bashkëpunimit,për rijetësimin dhe transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe rajonale të inovacionit dhe arsimit dixhital, për të rinjtë e moshës nga 12 deri në 24 vjeç.

AADF dhe Bashkia Tiranë kanë marrë përsipër realizimin e transformimit të Piramidës, në një qendër shumëfunksionale, për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve, për promovimin e sipërmarrjes, teknologjisë, artit dhe kulturës në Tiranë.

Vodafone u bashkohet kontribuesëve kryesorë të këtij projekti, duke ofruar të gjitha mjetet dhe ekspertizën e nevojshme, për të mundësuar një ekosistem dixhital, ku të rinjtë mund të mësojnë dhe të provojnë teknologjitë e fundit, si dhe të jenë të përgatitur për të qenë pjesë e revolucionit të 4-ët industrial.

Përfaqësues të lartë nga Vodafone, Fondacioni Shqiptaro ? Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë zhvilluan një konferencë për shtyp për të njoftuar bashkëpunimin për këtë projekt të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinëpor dhe gjithërajonin.

Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray, e cila vizitoi Piramidën dhe ishte e pranishme në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes, u shpreh:

?Jam shumë e lumtur që Vodafone do të jetë pjesëe transformimit dixhital të Piramidës, projekt i cili është një dëshmi e ritmit të shpejtë me të cilin Shqipëria po rend drejt së ardhmes emocionuese. Shoqëria dixhitale do të kërkojë aftësi dhe profesione që nuk i kemi njohur më parë.Vodafone nuk ofron vetëm teknologjinë që mundëson realizimin e shoqërisë dixhitale, por po kontribuon edhe në rritjen dhe qendrueshmërinë e saj duke mbështetur gjeneratën e re të inovatorëve?.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, z.Achilleas Kanaris, deklaroi: ?Jam shumë entuziast për këtë projekt dhe këtë partneritet. Angazhimi i Vodafone nëtransformimin dixhital tëPiramidës është jo vetëm për të treguar se çfarëmundësojmë ne përmesteknologjisë, por edhe sesi ta shfrytëzojmë atë për tësjellë inovacion në vend. Nëpërmjet kësaj qendre do t?i ofrojmë të rinjve të këtij vendi mundësinë që të shpalosin dhe zhvillojnë talentin e tyre në teknologji?.

Drejtorët e Përgjithshëm të AADF, z.Martin Mata dhe z.Aleksandër Sarapuli, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës,z. Arbjan Mazniku, treguan më shumë detaje mbi zhvillimin e këtij projekti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaY...