Teknologjia e gjelbër prezantohet në panairin Ces 2020

  • 4 years ago
Teknologjitë e gjelbra janë mes produkteve që po prezantohen në panairin e teknologjisë në Las Vegas, krahas risive të tjera dhe shpikjeve që duket sikur vijnë nga e ardhmja.


Kështu, kompania me bazë në Francë, BeFC, ka prezantuar një bateri të bërë me letër ndërsa marka amerikane, targus, sjell një çantë kompjuteri të bërë me shishe plastike të ricikluara.

?Kjo bateri është e bërë me sheqer dhe enzima dhe me këtë, ne prodhojmë biokatalizën. Ne po transformojmë sheqerin në acid dhe përdorim oksigjenin në ajër për të krijuar qarkun. Kështu në prodhojmë një energji shumë natyrale me një katalizë tërësisht biologjike?.

Sipas francezëve të BeFC, 97 për qind e baterive janë të pariciklueshme. Ato përfundojnë në natyrë apo nëpër inceneratorë.

?Produkti fillon si një shishe plastike. Ne i marrim ato, i ngjeshim ato në peleta. Më pas ato përpunohen dhe kthehen në copë. Copa është hapi i fundit i procesit; pra ja ku kemi çantën ekologjike të Targus?.

Sigurisht që nëse do të flitet për koston, ajo është më e lartë. Çanta të tilla ekologjike mund të kushtojnë 5 deri në 10 dollarë më shumë se çantat normale. Por sipas shumë testimeve paraprake, konsumatorët po ndërgjegjësohen dhe pranojnë të paguajnë më shumë kur kuptojnë se ajo që bëjnë ata mund të ndihmojë planetin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Teknologji#TopChannel