Aksidenti ajror në Iran, zbulohet identiteti i viktimave

  • 4 years ago
Familje të tëra humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm ajror të një dite më parë në Iran.


Çifti suedez Raheleh dhe Mikael Lindberg, 37 dhe 40 vjeç u vranë së bashku me dy djemtë, Erik, dhe Emil, nëntë dhe shtatë vjeç. Fotot e tyre në rrjetet sociale tregojnë një familje të bukur e të lumtur; vetëm një vit më parë kishin qenë duke festuar në Barcelonë ditëlindjen e djalit të vogël. Tragjedia ajrore e të mërkurës ka shuar tërësisht edhe një familje nga Edmontoni i Kanadasë: në Boingun e rrëzuar 737 ndodhej dhe 47 vjecari Pedram Mousavi, dhe të shoqen, Mojan Deneshmand, që të dy të punësuar në Universitin e Albertës, e bashkë me ta, udhëtonin dhe dy vajzat e tyre, Daria e Darina.

15 fëmijë, mes të cilëve një dy vjeçar, figurojnë në listën e atyre që humbën jetën nga fatkeqësia ajrore, shkaqet e së cilës ende nuk janë zbardhur plotësisht. 82 prej personave në bord ishin iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë e tre britanikë. E dhimbshme edhe historia e një çifti të rinjsh gjithashtu nga Edmontoni, Arash Pourzarabi, 26 vjeç dhe Pouneh Gourji, 25, të cilët kishin udhëtuar drejt Iranit, me qëllimin që të lidhnin kurorë atje. Shumë prej viktimave iraniano-kanadeze, po ktheheshin nga pushimet dimërore që kishin kaluar në vendin e origjinës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#Aksident#TopChannel