Sulme të tjera në Bagdad! Raketat iraniane bien afër ambasadës amerikane
  • 4 years ago
Ishin sistemet antiraketë Patriot të SHBA-së ato që mbrojtën hapësirën e aeroportit të Erbil-it, ku janë vendosur bazat e një pjese të koalicionit ndërkombëtar.


Ushtarët amerikanë ishin shënjestra e raketave balistike iraniane. Por edhe mes italianëve mund të kishte pasur viktima. Me këtë pohim, burime nga trupat italiane në Irak japin detaje të reja mbi bombardimet iraniane, të ndodhura në të njëjtën kohë mbi dy objektivë: kryesori ishte baza gjigante Al-Asad, pranë qytezës Al Qaim dhe në afërsi të kufirit sirian, ku janë stacionuar 2000 deri në 2500 ushtarë amerikanë.

Në atë të Erbilit ndërkohë ndodhej dhe kontigjenti italian, i sapozhvendosur nga Bagdadi pas protestës së dhunshme përpara ambasadës amerikane. Siç dëshmojnë dhe ata, sulmet nuk bënë viktima, ndryshe nga sa pretendonte media shtetërore iraniane. Këtë e pohoi më herët dhe Donald Trump, sipas të cilit edhe bazat vetë nuk kanë pësuar veçse dëme minimale. Çka bëri të lindte pyetja: a mos i shmangu qëllimisht Irani viktimat në radhët e amerikanëve. E normalisht, dhe të tjerëve bashkë me ta? A ishte thjesht ky një paralajmërim, që tregon se Republika Islamike kërkoi të tregonte dhëmbët, por nuk e dëshiron luftën e sigurt me SHBA-në?

Nga Washingtoni mbërritën sinjalet e para të forta të vullnetit për të çtensionuar situatën. Përmes një letre të dërguar në OKB, Shtetet e Bashkuara e justifikonin vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani duke e përshkruar si ?akt vetëmbrojtjeje?, por shtonin se janë të gatshme të angazhohen pa kushte në negociata serioze me Teheranin.

Për ambasadorin e Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, ofertës amerikane për bisedime nuk i duhet zënë besë, aq më tepër kur Trumpi paralajmëroi sanksione të tjera të ashpra ekonomike mbi vendin e tij. Sakaq, ndërsa tentohet fashitja e tensioneve, dy raketa ranë pak përpara mesnatës pranë zonës së Gjelbërt në Bagdad, ku ndodhen ambasadat e huaja, si për të treguar se fitili i urrejtjes, është ndezur tashmë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bagdad#Iran#TopChannel
Recommended