Ambasadori Grek për Korridorin 8 - (21 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetarja:- Cili është pozicioni i Greqisë në Korridorin 8?

Ambasadori i Greqisë:- ?Korridori 8 ashtu si dhe korridore të tjerë janë adoptuar në konferencën e takimit të BE në Maj të vitit 1994. Korridori 8 fillon nga Durrësi përshkon Rrogozhinën, Elbasanin, Quksin, Peqinin, kalon në Maqedoni ku takohet me korridoein përkatës dhe shkon në Sofje deri në kufijtë me Turqinë. Asnjëherë nuk është diskutuar që korridori 8 të kaloj nga Greqia. Gjithashtu më 12 Tetor 1995, kryetarët e katër shteteve të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Turqisë kanë nënshkruar një memorandum për korridorin 8. Greqia me financimin e BE dhe fondet e saj ka përvijuar rrugën Egnantia që fillon nga Igumenica duke kaluar nga Selaniku dhe deri në kufirin turk. Kjo rrugë në thelb lidh Turqinë me BE?.

Gazetarja:- Ndërkohë a sheh Greqia një lidhje mes këtyre dy korridoreve, korridorit 8 dhe korridorit 10?

Ambasadori i Greqisë:- ?Tre korridore europiane zbresin në Greqi. Këto korridore kontribojnë për stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve të ballkanit, i sjellin popujt tanë më afër dhe zhvillojnë ekonominë. Kjo është dhe pika e përbashkët e korridorit 8 dhe 10. Do të ketë degëzime të korridorit 8 që do të lidhin shqipërinë lindor me Greqinë. Kjo nuk do të thotë se korridori 8 do të kaloj nga Greqia?.

Gazetarja:- Ndërkohë komisioni i Jashtëm parlamentar shqiptar i ka kërkuar qeverisë shqiptare të nënshkruaj një memorandum me Maqedoninë dhe Bullgarinë për mos përfshirjen e Greqisë në korridorin 8.

Ambasadori i Greqisë:- ?Asnjëherë nuk është diskutuar çështja që Greqia të jetë e përfshirë në korridorin e 8. Ky korridor nuk kalon nga Greqia. Greqia vetë ka ndërtuar rrugën që është në përfundim dhe bashkon Turqinë më BE. Pozicioni i Greqisë është ky, çdogjë që është e mirë për fqinjët është e mirë edhe për ne?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended