Lideri i Iranit, Al Khameni shpall Shqipërinë armik: Një vend i vogël në Europë strehon armiqtë tanë

  • 4 years ago
Lideri i Iranit Al Khameni ka folur për Shqipërinë ku e ka quajtur një vend të keq europian që po strehon armiqtë tanë.


Al Khameni është shprehur:

?Është një vend shumë i vogël por shumë djallzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.

Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar.

Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe opër të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë?.

Shqipëria ka pranuar Muxhahedinët iranianë në Shqipëri në vitin 2016 në bazë të një marrëveshje me SHBA-të.

Ardhja e Muxhahedinëve në Shqipëri lajmi i DW në vitin 2016:

Muxhahedinët iranianë në Shqipëri

Bazuar në një marrëveshje me SHBA Shqipëria ka pranuar strehimin e muxhahedinëve iranianë. Sipas mediave mbi 2000 syresh mund të vijnë në Shqipëri. Si dhe pse strehohen muxhahedinët në Shqipëri? A paraqesin ata rrezik?

Farzin Bahadur Goudarzi më hap derën e lartë metalike të një godine katër katëshe, të rrethuar me shufra të trasha hekuri dhe pisha dekorative. Eshtë një burrë mbi të 50-at, me syze, dhe pamje intelektuali, që flet një anglishte të mirë. Pasi mbyll me kujdes derën e jashtme të godinës, që ndodhet diku në zonën e Kasharit, gjatë autostradës Tiranë ? Durrës, më prin drejt një dhome të vogël, në oborr. Është një dhomë ultra minimaliste: një laptop mbi një tavolinë të vogël plastike, një ngrohëse elektrike dhe fotot bardh e zi të varura në mur të udhëheqësve të muxhahedinëve iranianë në mërgim: bashkëshortët Massuid dhe Maryan Rajavi. Të ulur në karrike janë nja 7- 8 burra, shumica të rinj, që ngrihen në këmbë, më përshëndesin me kokë dhe dalin menjëhere njëri pas tjetrit. Një burrë i moshuar, mbi të 60-at me mjekër dhe syze hyn dhe ofron kafe. ?Mikpritja iraniane? thotë anglisht, me një buzëqeshje të përmbajtur. Farzin Bahadur Gourdazi është lideri i komunitetit të muxhahedinëve iranianë, që banon në këtë godinë, i caktuar të komunikojë me mediat. Ai tregon se ka mbërritur në Shqipëri para katër muajsh nga ish-baza ushtarake amerikane, Liberty, në Irak, bashkë me një grup prej 20 muxhahedinësh të tjerë.

?Që prej 20 vitesh, jeta ime ka kaluar në kampet Ashraf dhe Liberty në Irak. Në fakt jam një i mbijetuar nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane në të dyja kampet. Ndër më të përgjakshmet në kampin Liberty, atë të shkurtit 2013 dhe tetorit 2015, u vranë 76 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë. Në kampin Liberty ndodhen tani vëllai dhe motra ime, qindra bashkëluftëtarë të tjerë, që kanë jetën në rrezik?, thotë për DË Farzin Bahadur Goudarzi. Ai pranon që është një nga krerët e Organizatës Popullore të Muxhahedinëve në mërgim, në opozitë me qeverinë e Iranit dhe që emri me të cilin prezantohet është pseudonimi i tij.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more c...

Recommended