Ora News - Fuqia në botë e pasaportës shqiptare? Në rajon lëmë pas vetëm Kosovën

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dokumenti i udhëtimit që hap më shumë dyer në të gjithë botën është pasaporta japoneze.

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili në mënyrë periodike mat se cilat janë pasaportat më të fuqishme që mund të udhëtosh nëpër botë, ka nxjerrë raportin e parë të dekadës së re.

Pasaporta e Shqipërisë renditet në vendin e 54, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 114 vende. Pas nesh vjen Turqia, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa viza në 115 vende.

Në rajon Shqipëria ka pas vetëm Kosovën fuqia e së cilës e rendit shtetin në vendin e 99-të në botë, pasi pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 40 vende.

Nga vendet e rajonit, Serbia renditet më përpara, është në vendin e 39-të, pasi qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 133 vende, Mali i Zi i 46-ti, qytetarët e tij mund të udhëtojnë pa viza në 124 vende. Më pas vjen Maqedonia e Veriut në vendin 47-të, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 123 vende, Bosnje dhe Hercegovina renditet 52-ta me 117 vende, dhe Shqipëria në pozitën e 54-të me 114 vende.

Japonia është në krye të listës, duke ofruar qasje pa viza në 191 destinacione në të gjithë botën.

Në vend të dyte listohet Azia me Singaporin ku ka të drejtë të udhëtojë në 190 destinacione, ndërsa Gjermania dhe Korea e Jugut listohen në vendin e tretë, ku me pasaportën e tyre kanë qasje në 180 destinacione nëpër botë.

Në vendin e 107-të, dhe të fundit në listë renditet Afganistani.

Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende.

Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ?Henley Passport Index?, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ?lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fuqia-ne-bote-e-pasaportes-shqiptare-ne-rajon-leme-pas-vetem-kosoven

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended