Konflikti Iran-SHBA/ Ish-diplomati në Report Tv: Me strehimin e muxhahedinëve Shqipëria e kërcënuar

  • 4 years ago
TIRANË- Ish-diplomati, Lisen Bashkurti në një intervistë për Report Tv ka bërë një analizë të gjithë konfliktit mes Iranit dhe SHBA-vë që ka arritur kulmin ditëve të fundit dhe ndikimin mund të ketë në Shqipëri kjo krizë e gjithanshme. Përballë gazetares, Klesiana Omeri, Bashkurti shprehet se Shqipëria është target i mundshëm i çdo kërcënimi, pasi me strehimin e opozitës politike iraniane (muxhahedinët) është rreshtuar hapur kundër regjimit të Iranit. Për këtë arsye, Bashkurti ka deklaruar se siguria kombëtare në Shqipëri duhet të jetë në nivele aleti dhe të forcohet bashkëpunimi për shkëmbimin e informacioneve me shërbimeve inteligjente të vendit tonë dhe aletave, SHBA- NATO. 

"Shqipëria ka ndjekur linjën e perëndimit, më veçanërisht të SHBA-së. Shqipëria ka krijuar një hapësirë për opozitën iranie, muxhahedinët,për këtë arsye është target i mundshëm i çdo kërcënimi.

Vendi ynë  i përfshirë direkt nga reagimet e faktorit ndërkombëtar. Nuk mund ta konsideroj veten larg nga ky rajon, të merren masa për sigurinë në vend, gjithçka është e mundur. Shqipëria është kundër regjimit politik të Teheranit, edhe pse vendi ynë ka qenë shumë korrekt. Unë do të sugjeroja që sistemi i sigurisë kombëtare të jetë në gjendje alerti. Ushtria, Shërbimet inteligjente, të forcojnë bashkëpunimin me aleatët, SHBA dhe NATO dhe masa të veçanta, duke qenë se jemi në marrëdhënie krize me Iranin, me strehimin e opozitës politike të Iranit. Rreziku i krizës mund të reflektohet edhe në Shqipëri", tha Bashkurti.

Bashkurti e sheh vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, si kulmin e acarimeve të marrëdhënieve mes Iranit dhe SHBA-së, megjithatë në parashikimin e tij, marrëdhënie mes dy vendeve sipas tij nuk pritet të përkeqësohet më shumë dhe për këtë ka dhënë argumente.

"Është shumë e vështirë të parashikohet çfarë drejtimi do të marrin ngjarjet, kemi një ritensionit të krizës. Teherani dhe SHBA kanë treguar se nuk janë për një përshkallëzim të shpejtë të situatës. Irani pas sulmeve thotë se po mbrohet, nuk po sulmon", tha Bashkurti për mikrofonin e Report Tv.

Recommended