Termeti i 26 Nentorit, nuk ka afat per qendrimin ne hotele

  • 4 years ago
Një muaj e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët dynden drejt bashkisë së Durrësit pasi ende nuk kanë përfituar nga bonusi i qerasë.

Ndërsa mbi 2 mijë familje të tjera vijojnë të jenë të strehuar në hotelet e qytetit të Durrësit pasi banesa e tyre është shpallur e pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por çfarë do të behët me ata që kanë jetuar në shtëpi me qira përpara tërmetit të 26 Nëntorit dhe që aktualisht janë strehuar në hotele.

Por agjentët imobilar ngrenë shqetësimin për rritjen e çmimit të qerasë në Durrës dhe mungesën apartamenteve.

Sipas bashkisë së Durrësit të gjitha familjet që përfitojnë bonusin e qirasë duhet të largohen nga ambientet e hotelit dhe të akomodohen në banesa të tjera.

Tv Klan

Recommended