Vijojne problemet ne rrugen e "Porcelanit"
- 4 years ago
Rruga e Porcelanit në Tiranë vijon të mbetet problematike përsa i përket qarkullimit të automjeteve. Edhe pse nuk lejohet parkimi, makinat ndalojnë në të dy anët e korsive, përgjatë gjithë ditës.
?Situata bëhet më problematike kur automjetet parkojnë në të vetmen korsi që ngjitet drejt Porcelanit. Automjetet e tjera detyrohen të kalojnë në korsinë tjetër, që i përket krahut të kundërt, duke rritur shanset për aksidente?.
Pjesa më e madhe e mjeteve përdorin bllokazhin për ndalesat emergjente, por vonesa e tyre zgjat me minuta të tëra. Ekspertët thonë se vijëzimi me 3 korsi i rrugës së Porcelanit është bërë në mënyrë të gabuar, ndërsa kërkojnë prezencë me të madhe të Policisë Rrugore.
Po gjatë kohës kur ekipi i Televizionit Klan xhironte nuk u ndesh me patrulla të policisë, që të mund të identifikonin, apo të ndëshkonin qytetarët e papërgjegjshëm.
Vijëzimi i ri, por dhe shkelja e rregullave të qarkullimit nga automjetet e ka kthyer për herë të parë këtë aks në rrugë me trafik të rënduar.
Tv Klan