Pushon bora, por problemet vijojnë

  • 5 years ago
Reshjet e borës kanë pushuar së rëni, ndërkohë më të prekuara janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Didrës, Korçës dhe Gjirkostrës. Disa segmente rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa disa fshatra të thellë në këto zona vazhdojnë të jene të izoluar për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Përmes një njoftimi për shtyp, Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët, nëse iu duhet të lëvizin në aksin Erind ? Çajup të Gjirokastrës, në segmentin Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik në zonën e Gërmenjit.

Po kështu, me zinxhirë kalohet edhe në disa segmente rrugore të qarkut të Tiranës, si ai Qafë Priskë-Qafë Mollë-Shëngjergj, Dajt-Teleferik. Gjithashtu lëvizja është e pamundur të kryehet pa zinxhirë edhe në segemente të caktuara në qarkun e Kukësit, ndërsa trashësia e borës ka shkuar 1 metër.

Në aksin rrugor Elbasan- Qafë Thanë, rruga është e hapur, ndërsa kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Ndërkohë në qarkun e Dibrës reshjet vazhdojnë ende, por me intesitet më të ulët. Situata vazhdon të jetë e vështirë. Pjesa më e madhe e fshatrave janë ende nën pushtetin e borës dhe rrugët të izoluara. Në Fan, Orosh, Kaçinar e Selitë lëvizja është e pamundur. Disa nga njësitë administrative janë hapur, por ka shumë të tjera ende të bllokuara.

Probleme shfaqen edhe në qarkun e Shkodrës, ku bora ka shkuar mbi një metër dhe rruga është e pakalueshme. Në fshatra mungon energjia elektrike dhe nuk ka shërbim shëndetësor. Probleme ka edhe Njësinë Administrative Shllak. Dëbora atje shkon nga 60 cm deri në 1 metër, e për pasojë rrugët janë ende të bllokuara.

Tv Klan

Recommended