Brenda 20 ditesh bashkite duhet te percaktojne zonat per ndertim

  • 4 years ago
Brenda 20 ditësh, të gjithë kryetarët e bashkive të cilat u prekën më së shumti nga tërmeti i 26 Nëntorit, do të jenë të detyruar të kenë gati listën e zonave ku do të rindërtohet. Ndërsa nga dita e nesërme, këto bashki do të hapin platformat e posaçme ku qytetarët që u janë dëmtuar banesat, të mund të aplikojnë online.

Në mbledhjen që qeveria ka zhvilluar këtë të hënë është marrë vendim për caktimin e rregullave për hartimin e planit dhe infrastrukturës publike.

Vendime të tjera të marra nga Këshilli i Ministrave janë dhe ato që përcaktojnë rregullat dhe procedurat e kompensimit për akomodimin e atyre që janë dëmtuar, si dhe përcaktimi i rregullave për përfitimin e granteve të rindërtimit dhe rikonstruksionit.

Tv Klan

Recommended