Sot takimi Thaçi-Kurti?
  • 4 years ago
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar mbi mandatimin e tij si kryeministër i ardhshëm të Kosovës.


Kurti, si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, është kandidati i vetëm për postin e shefit të ekzekutivit të vendit. Ky takim vjen pas tre ftesave që presidenti Thaçi, ka dërguar e që nga Kurti i refuzuan:dy të parat u hodhën poshtë krejtësisht, ndërsa të tretën, edhe pse nuk e pranoi, Kurti e shoqëroi me propozimin që takimi të zhvillohej në 6 janar, në një orë që presidentit do t`I dukej e përshtatshme.

Thaçi u tregua i gatshëm ta presë në zyrën e tij në orën 15:00. Në rast se në këtë takim, me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, presidenti i Kosovës e cakton të mandatuarin për kryeministër të vendit, atëherë nis edhe numërimi mbrapsht prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë së re, i cili do të duhet të ketë më pas mbështetjen e një shumice të thjeshtë në parlament, që do të thotë votat e 61 deputetëve.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë zhvillim në raport me marrëveshjen e koalicionit qeverisës, që Vetëvendosja po kërkon të arrijë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Të dy këto subjekte politike, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 27 nëntor, kanë punuar për harmonizimin e një programi qeverisës dhe në parim janë marrë vesh mes tyre edhe për ndarjen e dikastereve qeverisëse, por pavarësisht kësaj, ende nuk kanë mundur të pajtohen mbi sidomos postin e presidentit, që praktikisht po mban peng vulosjen e ujdisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Thaci#Kurti#TopChannel
Recommended