Ora News - Në 2020 familja bluan ende miellin në mulli me ujë, ruan traditën prej tre brezash

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #mat #mullimeuje

Ky mulli me ujë është ndërtuar mbi 100 vite më parë, por edhe sot i ka rezistuar zhvillimit të teknologjisë.

10 fshatra dërgojnë prodhimet e tyre në Zerqan të Bulqizës, duke i qëndruar besnik ushqimit bio e të bërë vetë.

Familja Hidri e mirëmban prej më shumë se tre brezash, madje edhe duke sakrifikuar të ardhura.

Ismet Hidri: Trashëgimi 100 vjeçare, e ka pasur gjyshi. Ne e kemi mbajtur, ka punuar babai 50 vjet. Nuk bluan shumë 4-5 kuintal, me punu edhe natën.Nuk nxjerr atë fitim që merrja në punë në ndërtim.

Ismet Hidri thotë se dëshiron ta trashëgojë këtë traditë edhe tek fëmijët e tij.

Ismet Hidri: Qejf kam ta marrin dhe fëmijët, por varet prej tyre. Sa të jem unë do ta mbaj.

Për banorët mulliri me ujë jo vetëm që ka kosto të ulët, por edhe nxjerr miell të pastër.

Halil Karaj: Është traditë e vjetër brez pas brezi dhe pa shpenzime. Vetëm, me ujë. Gjë origjinale.

Ndonëse para disa dekadash mulliri me ujë ishte e vetmja mënyrë për të bluar drithërat, sot numri i tyre po vjen duke u reduktuar ndjeshëm, duke shkuar drejt asaj që këto objekte të kthehen në vepra të rralla.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-bluash-ne-mulli-me-uje-ne-mat-familja-ruan-traditen-prej-tre-brezash

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended