SHBA urdhër: Jo cigareve elektronike në treg

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike me shijen e mentes dhe bimëve, pas shqetësimeve që ka ngjallur përdorimi tyre nga adoleshentët.


Vendimi është shqyrtuar për më shumë se një vit. Koreja e Jugut, India dhe Brazili janë në mesin e dhjetëra vendeve të cilat e kanë ndaluar tashmë përdorimin e cigareve në fjalë.

Sekretari për Shërbimet Shëndetësore, Alex Azar thotë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump i është përgjigjur shqetësimeve për rritje të varësisë ndaj produktit të ri. ?Duke kthyer në prioritet marrjen e masave ndaj produkteve që përdoren shumë nga fëmijët, veprimet tona synojnë të shënojnë një ekuilibër të shëndetit publik?, është shprehur ai.

Rregullatorët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara thonë se 55 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,500 të tjerë janë shtruar në spital si pasojë e problemeve të lidhura me cigaret elektronike.

Trump pat thënë shtatorin e vitit të kaluar se SHBA-ja do të ndalojë të gjithë llojet e cigareve elektronike përveç asaj tradicionale, por administrata e tij më vonë u tërhoq për shkak të presioneve të industrisë së duhanit. Së fundi, autoritetet amerikane vendosën ta rrisnin në 21 vjec moshën e blerjes së cigareve, e në këtë rregull, përfshihen edhe ato elektronike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#CigareElektronike#TopChannel

Recommended