Ekopolitikë - Deklarata e Alban Zusit: Mishi brazilian më i mirë dhe më cilësor

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tonelata të tëra me mish nga Brazili vijnë në Shqipëri. Por kjo për ekspertin Alban Zusi nuk përbën asnjë rrezik. I ftuar në studion e emisionit "Ekopolitikë" në RTV Ora, Zusi thotë se mishi brazilian është më i mirë, më cilësor dhe më konkurrues. Faktin e çmimit të ulët, Zusi e lidh me plantacionet e mbjella me drithëra për ushqimin e bagetive.

Zusi argumenton se Brazili është prodhuesi më i madh në botë për mishin e derrit.

Alban Zusi: Pa diskutim që është më i lirë, por nuk është se është cilësi më e dobët. Brazili sot është prodhuesi më i madh në botë i mishit të derrit. Edhe tek mishi i vicit konkurron me Argjentinën, por tek mishi i derrit është prodhuesi më i madh në botë dhe prodhuesi më autoritar i botës. Edhe për shpendët. Brazili ka arritur një nivel "state of arts" në drejtim të mbarështimit të bagëtive. Ato kanë arritur që të kenë rendimente të larta, qoftë në kulturat bujqësore që përdoren për ushqim, qoftë në vetë mbarështimin e mishit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/deklarata-e-alban-suzit-mishi-brazilian-me-i-mire-dhe-me-cilesor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended