Report TV -Shoku i viktimës në gjendje të rënduar emocionale, nuk qëndron dot në këmbë

  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një punëtor 35-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës, pasi pompa e betonieres i ra mbi kokë në pallatin 4-katësh.

Përmes pamjeve të marra nga gazetarja në terren, njëri nga shokët e viktimës e ka përjetuar shumë keq ngjarjen saqë janë dashur të tjerë që ta mbanin.

Ai mezor ka qëndruar në këmbë nga gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale.

Kolegu i tij punës duhet ta ketë parë ngjarjen e rëndë me sytë e tij.

Recommended