Dyndje drejt jugut/ Trafik i rënduar në aksin Radhimë-Vlorë, mbi 1 orë rruga qëndron e bllokuar

  • 5 years ago
Temperaturat e larta kanë bërë që në fundjavë të ketë një dyndje të pushuesve drejt brigjeve të Shqipërisë. Ditën e sotme një numër i lartë pushuesish kanë zgjedhur jugun e vendit, por fluksi i madh i makinave ka bërë që të krijohet një trafik tepër i rënduar në Radhimë të Vlorës.

Sipas gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili, në askin Radhimë-Vlorë prej një ore është bllokuar qarkullimi si pasojë e trafikut të rënduar. Në pamjet e siguruara nga Report TV shihet teksa shoferët që kanë mbetur në trafik kanë fikur makinat dhe kanë dalë jashtë automjeteve për shkak të 'izolimit' në trafik.

Recommended