Arrihet marreveshja per qeverine teknike ne Maqedonine e Veriut
  • 4 years ago
LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshje për ministrin teknik për Punë të Brendshme. Naqe Çulev është propozimi i VMRO-DPMNE-së. Pas konsultimeve telefonike me Kryeministrin Zaev dhe liderin e BDI-së Ahmetin, nga opozita kanë njoftuar se Çulev është një kandidat mbipartiak. Me këtë kompletohet përbërja e Qeverisë Teknike që duhet t?i zbatojë zgjedhjet e 12 Prillit. Lideri i opozitës Mickoski, tha sot se detyra e ministrit të ri të Brendshëm do të jetë të sigurojë ambient demokratik për zgjedhje, por edhe, siç u shpreh, të nxjerrë në dritë të ?palarat? e Kryeministrit Zaev dhe qeverisë.
?Të sigurohen kushte për zgjedhje parlamentare fer dhe demokratike, të krijojë staf të personave me të cilët do të bashkëpunojë, dhe pastaj tërë të ?palarat? e Zaevit dhe Spasovskit t`i nxjerrë në publik?.
Sipas paralajmërimeve, nesër Kryeministri Zoran Zaev do të dorëhiqet, kurse Presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet t`ia besojë mandatin Oliver Spasovskit, i cili u emërua Kryeministër teknik i qeverisë kalimtare që duhet t`i organizojë zgjedhjet e 12 Prillit. Parlamenti nesër deri në mesnatë pritet të votojë Qeverinë Teknike.
Recommended