Debati per qeverine e re ne Maqedonine e Veriut

  • 4 years ago
Takimi i djeshëm Zaev-Mickoski përfundoi me nevojën që të bëhen konsultime shtesë rreth propozimit të opozitës për Ministrin teknik për Punë të Brendshme. Siç njoftuan dy liderët, të hënën do të dëgjohen sërish për t`i zgjidhur të gjitha detajet e qeverisë teknike. Gjatë ditës së sotme nga opozita kanë njoftuar se propozimi i tyre për Ministrin teknik të Brendshëm nuk do të ndryshohet.

?Vendosja e një profesionisti në krye të MPB-së, pa një njollë në karrierë nuk i pëlqen pushtetit. Faktet flasin se ata që kanë gabuar para ligjit kanë frikë nga një profesionist i cili do të zbulonte dhe do ti luftonte krimet e pushtetit?.

LSDM-ja për Kryeministër të qeverisë teknike e propozoi Oliver Spasovskin-Ministrin Aktual për Punë të Brendshme. Ai ka thënë se është i gatshëm për këtë sfidë.

?Edhe unë dhe partia ime kemi konceptin për këtë qeveri, për shkak se bëhet fjalë për një qeveri kalimtare që duhet të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike ku qytetarët lirshëm do ta shprehin vullnetin e tyre, por edhe të vazhdojmë me reformat dhe mbrojtjen e interesave kombëtare?.

Qeveria teknike duhet të zgjidhet më 3 Janar, kurse zgjedhjet do të mbahen më 12 Prill. Sipas takimit të liderëve, këto zgjedhje do të mbahen sipas modelit ekzistues zgjedhor, kurse për ndryshimet në Kodin zgjedhor që parashohin një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, liderët do të bisedojnë pas zgjedhjeve.

Tv Klan

Recommended