Tre persona të vdekur, përfshirë sulmuesin, në një kishë në Teksas
  • 4 years ago
Dy besimtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në Teksas, pasi një person ka nisur sulm me armë zjarri brenda një kishe të populluar me shumë njerëz.


Dy besimtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në Teksas, pasi një person ka nisur sulm me armë zjarri brenda një kishe të populluar me shumë njerëz.

Mediat amerikane dhe BBC kanë raportuar se një besimtar, i cili ka shërbyer si roje e sigurimit, ka nxjerrë armën brenda kishës dhe e ka qëlluar sulmuesin për vdekje.

Sipas një ligji të miratuar në muajin shtator, personat që kanë leje, mund t?i bartin armët e tyre edhe në vendet e lutjes.

Dëshmitarët kanë raportuar se sulmuesi ka pasur një mjekërr të rreme dhe syze, si dhe ka bashkëbiseduar me besimtarët para se të niste sulmin, ka raportuar ABC News.

Byroja Federale e Kërkimeve (FBI) është duke i ndihmuar policisë lokale në procesin e hetimeve, e cila është duke synuar të identifikojë motivin e sulmuesit.

Teksasi është përballur me një varg sulmesh me armë zjarri më 2019.

Në muajin gusht, 22 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur në një dyqan në El Paso.

Në po të njëjtin muaj, disa të shtëna të tjera kanë rezultuar me vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve në Odesa të këtij shteti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Texas#Church#TopChannel
Recommended