Ambicia e Kinës? Një hap më afër Marsit!

  • 4 years ago
Kina la lancuar një nga misionet më të fuqishme në botë në përpjekje për të bërë një hap përpara drejt misionit të saj të planifikuar drejt marsit, në 2020.


LONG MARCH 5, raketa që mban një satelit testues Shijian 20, u nis nga ishulli jugor i Hainanit.
Pas më shumë se 2 mijë sekondash, sateliti shijan 20 u fut në orbitën e tij të paracaktuar ? tha agjencia zyrtare e lajmeve xinhua.

Lancimi i raketës, teston teknologjitë kyce të lidhura me misionet e ardhshme hapsinore. Lancimi i suksesshëm është një pjesë thelbësore e planeve ambicioze të kinës për një mision në planetin e kuq, vitin e ardhshëm, dhe vendi shpreson që të ketë edhe një stacion hapësinor me ekuipazh deri në 2022.
Më shumë se një milionë njerëz ndoqën lëshimin e raketës ndërkohë që edhe turma njerëzish ishin mbledhur në ishull për të parë.

Suksesi e çon programin hapësinor kinez një hap përpara pas një përpjekjeje të dështuar të mëparshme, në korrik 2017.

Pekini ka investuar miliarda dollarë në programin e tij hapësinor, në një përpjekje për të kapur ritmin e rivalit të tij, SHBA dhe për të afirmuar statusin e tij si një fuqi e madhe botërore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#LONGMARCH#TopChannel

Recommended