Elia Zaharia Zogu promovon librin kushtuar mbretëreshës shqiptare, “Trëndafili i Bardhë”

  • 4 years ago
Elia Zaharia Zogu ishte të enjten në Prizren, për të promovuar librin ?Trëndafili i Bardhë?, i cili i kushtohet Mbretëreshës shqiptare Geraldinë.


Princesha e kurorës theksoi se eksperienca që përjetoi me këtë libër, nuk krahasohet me asnjë përvojë të mëparshme artistike sepse po i jep mundësinë që të takojë shumë shqiptarë, shumë fëmijë, prindër, gjyshër dhe kjo sipas saj, është një pasuri e jashtëzakonshme.

?Është shumë emocionuese, që përralla ?Trëndafili i bardhë?, e ka pasur premierën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë dhe gjithashtu është një lumturi shumë e madhe që vij në qytetin e Prizrenit, një qytet plot me tradita, një qytet shumë i bukur, një qytet që ka aromë kulture. Për këtë ju përgëzoj shumë, sepse duket që e doni qytetin tuaj, edhe kujdeseni për të, jeni një shembull edhe për ne dhe shumë qytete shqiptare?, ka thënë ajo.

Elia shtoi se ka pasur fatin që i shoqi, princi Leka e ka njohur me kujtime familjare të Geraldinës, dhe gjatë kohës që ka shkruar librin, ajo ka pasur mundësi të konsultohet me të, kryesisht për karakterin e Mbretëreshës, dhe kjo në mënyrë që libri të jetë në përmbajtje sa më afër botëkuptimit të saj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EliaZaharia#Geraldine#TopChannel

Recommended