Prishtinë/ Apel për unitet dhe paqe, mesha e Krishtlindjeve në katedralen “Nënë Tereza”
  • 4 years ago
Në Katedralen ?Nëna Tereza? në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, e cila u shoqërua me mesazhe për dashuri dhe paqe, por me theks të veçantë u përmend krijimi i institucioneve të reja të Kosovës. Mesha e Krishtlindjes u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se të gjithë njerëzit pa dallim feje duhet të fokusohen në paqe të përhershme në mes tyre.


?Nuk do të kishim konflikte e mosmarrëveshje me njëri tjetrin e as mes atyre që bartin përgjegjësi publike ose pushtete politike. Po ashtu nuk do të shihnim se si rrezikohet fati i popullit dhe si frenohet vullneti i qytetarëve duke e zvarritur dialogun. Por, tashmë do t?i kishim institucionet e shtetit, e do t?i shihnim duke dialoguar e duke bashkëpunuar dhe duke bashkëndarë përgjegjësitë për një jetë më të mirë të njerëzve dhe një të ardhme me të mirë të vendit?, shprehet Dodë Gjergji, Ipeshkvi i Kosovës.

Ipeshkvi Gjergji, në mesazhin e tij në meshën e Krishtlindjes përmendi edhe viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ftoi shtetet e Evropës që të jenë më të drejtë në raport me shqiptarët dhe që të kenë më shumë besim tek ta. Shumë qytetarë nga rajone të ndryshme të Kosovës kanë marrë pjesë në meshën kryesore.

Urime kanë dhënë në këtë ditë edhe presidenti i kosovës, Hashim Thaçi, i cili bëri thirrje për solidaritet dhe humanizëm mes njerëzve, dhe kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj që i uroi të gjithë besimtarëve të krishterë harmoni dhe paqe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MerryChristmas#Kosova#TopChannel
Recommended