Aksioni per heqjen e depozitave te ujit ne tarraca
  • 4 years ago
Me vendim të këshillit bashkiak, aksioni për heqjen e depozitave është shtrirë në të gjithë kryeqytetin. Një task forcë e posaçme ka nisur aksionin për heqjen e tyre nga pallatet, pasi sipas inxhinierëve ato ishin të rrezikshme.
?I kemi hequr rreth7-8 ditë që kemi filluar heqjen e depozitave nga pallatet që instituti i ndërtimit i ka shpallur të pabanueshëm. Kemi koordinuar me kryetarët e njësive administrative, kemi punuar në njësinë 6 dhe 4 që janë dy nga njësitë që janë më të prekura nga tërmeti?.
Ky është pallati numër 14, një nga 14 pallatet në Kinostudio, i cili është shpallur i pabanuar nga Instituti i Ndërtimit. Bashkia e Tiranës ka lënë afat deri në 31 janar për heqjen totale të tyre.
Tërmeti i 26 nëntorit nxori sërish në pah rrezikun që sjellin depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve.
Nuk munguan raste si ky në pallat në kombinat ku rrëzimi i depozitave shkatërroi një pjesë të ndërtesës. Sipas inxhinierëve të ndërtimit ato janë vendosur bashkë në kafazin e shkallëve duke i dhënë një peshë të shtuar soletës së pallateve.
Prej vitesh vendosja e depozitave sipër pallateve shihet nga banorët si zgjidhje për furnizimin me ujë. Por si do të furnizohen banorët me ujë pas heqjes së tyre nga tarracat e pallateve, në një kohë kur Tirana furnizohet me orare gjatë 24 orëve?
Recommended