Anti-shpifja/ Uliqni: Hoqëm detyrimin për regjistrim, portalet do tregojnë se kush janë
  • 4 years ago
Musa Ulqini, relator i projektligjit që njihet si 'paketa anti-shpifje' tha se është hequr detyrimi për të regjistruar portalet. Gjatë fjalës në Kuvend, Ulqini tha se portalet do të duhet të publikojnë në faqen e tyre të dhënat se kush janë, çfarë përfaqësojnë, dhe ku e kanë selinë në mënyrë që qytetari të ketë mundësi të ndjekë rrugën për tu ankuar.

"Për herë të parë ky projekt rregullon transparencën në këtë sektor. Sepse një pjesë e madhe e portaleve, asnjë nuk e di ku i kanë selitë, ku i kanë pronarët, kush i financon, terroristët, mafia, droga, grupe jashtë Shqipërisë që duan të ketë destabilitet, politika?! Ligji nuk i detyron të shkojnë të regjistrohen. Të gjithë janë të detyruar që kur kanë një portal në faqen e tyre të publikojnë kush janë, çfarë përfaqësojnë etj. Nuk është e drejtë që 20 portale me mënyrën si e teorizojnë shoqërinë të ndotin punën e shkëlqyer që bëjnë shumica e gazetarëve, dhe kemi pasur raste së fundi me tërmetin.

Ky pr.ligj e heq punën në të zezë.

Garanton të drejtat e fëmijëve, dhe është një direktivë e BE-së. Mbron të miturit.

Shmang gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit.

Respektohet e drejta e autorit. Sepse duke qenë anonim i keqpërdorin të drejtat e autorit, Të gjithë ata që bëjnë një këngë një libër, duhet ta duartrokasin këtë ligj.

Garanton privatësinë. Ky nuk është një ligj për të mbrojtur politikanin, por qytetarin", u shpreh Musa Ulqini.
Recommended