Mbyllet konkursi për drejtor në Teatrin Eksperimental, ja kush janë 2 kandidaturat
  • 5 years ago
Konkursi për drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? është mbyllur prej dy javësh. Ndonëse, në garë janë vetëm dy kandidatë Kiço Londo edhe Jonida Beqio, Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë publike deri më tani. Reagimi i tyre, është vetëm se: ?Është kryer procedura e konkursit. Është proces në vazhdim. Nuk ka përfunduar?.

Sipas burimeve, tanimë ministrja e Kulturës ka firmosur për drejtor të ri në TKES, emrin e Jonida Beqos. Por pritet edhe miratimi i qeverisë.

Aktualisht, Beqo është drejtoreshë në Teatrin e Metropolit. I duhet edhe një vit që t?i përfundojë mandatin 4-vjeçar. Ajo u rikthye pas 16 vitesh nga Amerika dhe strategjia që solli para tre vitesh në këtë teatër, ishte edukimi i të rinjve përmes artit. Strategji kjo, e cila ka nisur që të aplikohet edhe në disa klasa në shkollat 9-vjeçare. Jonida Beqon e kemi parë në skenën e Metropolit, jo vetëm si autore dhe regjisore, por edhe aktore e kostumografe të shfaqjeve, që janë vënë në skenë.

Ndërsa, regjisori Kiço Londo gjatë këtij qëndrimi 4-vjeçar si drejtor i TKES-së, bëri një rikonceptim të godinës teatrore, duke shtuar sallat e shfaqjeve. Në punën e bërë në këtë teatër vend të rëndësishëm zënë jo vetëm shfaqjet me fëmijë të ngjitura në skenë nga regjisorë të rinj, por bashkëpunimi me teatrot e rretheve, nëpërmjet lëvizjes së trupave teatrore.

Nëse regjisorja Jondia Beqo nuk është shprehur asnjëherë, se çfarë mendon për shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk duhet të harrojmë se Kiço Londo ka qenë përherë kundër shembjes së kësaj godine.
Recommended