Shfaqja nga Kosova, 'Artisti i vetëm', në Teatrin Eksperimental 'Kujtim Spahivogli'

  • 5 years ago
Monodrama "Artisti i vetëm " me autor dramaturgun dhe romansierin e njohur gjerman Ralph Hammerthaler dhe me lojë dhe regji nga Naim Berisha ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental në datë 18 janar ora 19:00.

Shfaqja "Artisti i vetëm", e cila do ta ketë hyrjen falas, ka në qendër një temë aktuale sociale aktuale; trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes së publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për t?u vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.

Personazhi i shfaqjes Hans Klip, gjatë prezantimit të fundit të zgjedhur prej tij para publikut rrëfen jetën e tij, momentet kulmore artistike në të shkuarën dhe dramën e tij në të tashmen. Në fund të tekstit Hans Klip vetlargohet dëshpërueshëm nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit.

Vepra bën thirrje përmes mesazhit të saj për kthimin e vlerave kulturore, në një shoqëri që është zvetënuar nga vlerat e mirëfillta dhe paraqet protestën më sublime kundër antivlerës.

Gjatë kësaj fundjave do të ngjiten në këtë teatër edhe tri premiera të tjera si ?Princi dhe i varfëri?, ?Faraoni? dhe 'Letër fëmijës që nuk u lind kurrë?.

Recommended