BE: Korrupsioni ende sfidë për Kosovën

  • 4 years ago
Korrupsioni mbetet sfidë e madhe në Kosovë dhe kjo dukuri negative po ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve.


Përderisa ky fenomen është kaq i shtrirë, atëherë dhe koha që do të kërkojë për tu ndryshuar, do të jetë e madhe. Në këtë përfundim dolën pjesëmarrës të konferencës ?Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë?, organizuar nga Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mbahen në Kosovë me rastin e Javës kundër Korrupsionit.

Riccardo Serri, zëvendës shef i zyrës së BE-së në Kosovë, tha se projekti ?PECK II? synon të sjellë Kosovën te nivelet e standardeve evropiane për luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.
?Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përditshme. institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore janë të përfshira tashmë në këtë luftë, por vetëm të mira ka që t`i kushtohet kësaj teme një debat specifik gjatë kësaj jave. Ne kemi qenë aktivë gjatë këtyre ditëve, e kjo ishte një javë e vështirë, por e tillë ka qenë dhe situata në përgjithësi për shkak të vakumit politik që po vazhdon prej një kohe të gjatë në Kosovë?, shprehet Serri.

Serri shtoi se korrupsioni ndikon te të dyja gjinitë, por ka argument se ai prek më shumë burrat. Ndërsa ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Kerin Hernmarck Ahlin tha se Kosova përballet me nepotizëm që është një formë korrupsioni, e që në këtë rast janë të përfshira edhe femrat.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#Kosova#TopChannel

Recommended