Report TV - Ndizen dritat e festave në Lezhë
  • 4 years ago
Si për të ndezur dritën e shpresës, një fëmijë nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ishte përzgjedhur për të ndezur dritat e festës në qytetin e Lezhës.

Ka qenë një vajzë që shtypi butonin, për të ndezur dritat e festës të qytetin në Lezhë, duke i dhënë kështu një pamje tjetër qytetit, pas goditjes që pësoi me 26 nëntori nga tërmeti.Qindra qytetarë të moshave të ndryshme, morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua në sheshin ?Gjergj Kastrioti?, ndërsa kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu premtoi se familjet e prekura do të kenë mbështetje nga institucionet vendore dhe qendrore.
Recommended