Report TV - Debate e plota te 'Media'/ Marku: E keni bërë Kuvendin si furgon! Ikën Kumbaro

  • 4 years ago
Komisioni për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik ka ngjallur debate të forta mes të pranishmëve ditën e sotme. Në rendin e ditës, teksa diskutoheshin dy projektligjet e ndryshuar për mediat audiovizive  dhe për mediat elektronike, në debat janë përfshirë përfaqësues nga fakulteti i gazetarisë dhe drejtësisë me përfaqësuesit e mazhorancës në komision.

Në një moment pedagogu i komunikimit, Mark Marku, është shprehur se të dy ligjet po cënojnë lirinë e mediave dhe po vendosin diktaturë. Por për këto deklarata nuk ka rënë dakord ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Mark Marku: Më duke një paradoks kjo që po bëhet këtu. 15 organizata ju kanë bërë thirrje ta ndaloni këtë procedure. Po cenoni rendë lirinë e mediave. Ai që e ka bërë këtë ligj është një injorant total në fushën e mediave. Ai që ka shkruar këtë ligj është injorant. Nëse doni ta beni median të shtypur sic e thotë në ligj bëjeni. Por ne kemi një përvojë të gjatë me ata qe kanë tentuar të cenojne lirinë e mediave.

Marku: Mos bëni ligje kot se ne do ta vazhdojmë rezistencën tonë.

Marku-Kumbaros: Po dëgjuat mire, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si fugon. Po folët unë iki bashkë me kolegët.

Kumbaro: Zoti Marku, ruani etikën.  (ngrihet dhe ikën)

Marku: Meqenëse këtu nuk ka gjykate kushtetuese ne duam qe rezistenca te behet këtu. Figurat e kryeministrit i perkthejme ne ligje. Kap ca te kapesh dhe te besh një ligj. Një metafore dhe e bën ligj. Metafora e kazanit ktheht ne ligj. Kjo është diktature

Marku: Me ketë ligj nuk shkojmë ne Europë. Do kete nje push tjetër te rekomandimet, do jete nje rekomandim shtese

Alfred Lela: Duket sikur jemi thirrur për fasadë proceduriale.

Ekonomi-Leles: Kjo është një detyrë e rëndësishme e komisionit. Sapo kemi marre ligjet kemi thirrur grupet e interesit. Nuk mendoj se është e vertetë kjo qe thoni. Projektligji ka një vit ne qarkullim dhe ju keni qene i ftuar ne disa tryeza. Ta konsideroni një pune serioze te komisionit.

Recommended