Report TV - Etnografia lezhjane në një ekspozitë lëvizëse në disa qytete

  • 5 years ago
Kostumografia e Lezhës është prezantuar në një ekspozitë fotografike, duke sjellë etnografinë e zonave të ndryshme të këtij rajoni. Një event i tillë  vjen për herë të parë në këto përmasa.

Këto veshje janë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore, por ato nuk janë të plota pasi zona e Lezhës ka ende larmi në këtë fushë. Interesimi për të parë kostumet e shumta të Lezhës ishte maksimal.

Si pjesë e organizimit të kësaj ekspozite, kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu tha se duhet punuar më shumë për të identifikuar dhe promovuar vlerat kulturore të kësaj zone.

?Kemi një kolor kombinimesh, veshjesh,gatime e tradita që arrijnë të zbulojnë një pasuri të pafundme kulturore në Lezhë? tha  Pjerin Ndreu, Kryetari i bashkisë Lezhë

Pavarësisht koloritit të sjellë, organizatorët e kësaj ekspozite janë të bindur se ka ende shumë punë për t'u bërë dhe më shumë kostume për t'u prezantuar kjo gjë u vu re ndërsa hulumtohej zonë pas zone.

?Menduam të kishim disa foto profesionale të cilat të ngelen edhe më vonë, deri diku kemi arritur të prezantojmë kulturën në Lezhë?, tha fotografi Olsi Tetaj