Papa Gjon Pali në Egjipt - (24 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Papa Gjon Pali i II, nisi peligrinazhin jubilar në tokën e shenjetë. Ndalesa e parë e tij është Egjypti. Pasi fluturoi 3 orë i nisur nga Fiumicino sot Papa Gjon Pali i II shkeli tokën e piramidave. Në aeroportin e Kajros ai u prit nga presidenti egjiptian Mubarak dhe në axhendën e tij përfshihen takime me personalitete të larta të shtetit egjiptian si dhe takime me përfaqësues të të gjitha besimeve fetare.

Egjipti është ndalesa e parë e 8 etapave të peligrinazhit të Papës ku ai do të qëndroj dy ditë. Është ky udhëtimi i 90 apostolik i Papës nëpër botë. Dëshira e tij është ta vazhdoj udhëtimin në Irak por perëndimi dhe SHBA e shohin me rrezik këtë ndalesë, pasi Sadami mund ta interpretoj shtrembër vizitën e Papës./tvklan.al

Gzetare ? Mirela Milori

Recommended