Papa Gjon Pali i II perjetesohet ne Tirane

  • 6 years ago
25 vjetori i vizitës së Papa Gjon Palit të 2 në Shqipëri shënoi edhe vendosjen e bustit të tij në sheshin pas pallatit të Kongreseve. I pranishëm në ceremoninë e përurimit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky bust ia shton vlerat Tiranës si simbol i tolerancës fetare.

?Sot Shqipëria, me në krye Tiranën, është mishërimi i këtij vizioni të emancipuar të Papës. Nuk ka një kryeqytet tjetër në botë që në një kilometër katror të jetë i përfaqësuar me të gjitha ngjyrat e besimeve fetare?.

Kryebashkiaku njoftoi se një memorial për viktimat e komunizmit do të jetë vepra e radhës që do të vendoset në kryeqytet.

Ndërkohë edhe Tirana, si shumë kryeqytete të Europës, po bëhet gati që tani për të pritur festat e fundvitit. Në sheshin ?Skënderbej? ka nisur vendosja e shtëpizave të ?Fshatit të Festave?, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

Tv Klan

Recommended