Qyteti Studenti do rindërtohet/ Brenda katër vitesh përfundon kampusi i ri për studentët
  • 4 years ago
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të shemb tre godina në Qytet Student përkatësisht godinat me numër 15,18,19 kjo pasi tërmeti i datës 26 nëntor solli dëmtime serioze në strukturën e tyre.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës ka vendosur që shembjen e tyre ta realizojë me mjete të tonazhit të rendë dhe jo eksploziv, pasi shpërthimi i tij mund të dëmtoj godinat e tjera përreth.

GAZETARJA: Tashmë që ka nisur shembja e godinave çfarë do të bëhet me këtë hapësirë?

MAZNIKU: Objektivi kryesor është rivendosja e strukturave siç ishin, ne jemi në diskutim për të filluar punimet për 4 objektet e para në Qytet Student, si dhe jemi në fazën e studimit të 5 objekteve të tjera.

Bashkëpunimi jonë me qeverinë gjermane do të mundësojë që brenda një periudhe 3-4 vjeçare të kemi mundësi të rindërtojmë të gjitha objektet e Qytet Studentit për t?i kthyer ato në një kampus modern. Nën kujdesine vecantë të kryeministrit është dhe inkorporimi i kampusit në universitetin e Tiranës, si pjesë e paktit për universitetin.

Integrohet jeta e pas shkollës që do të thotë një qendër sportive, kulturore vendet ku kanë mundësi të mësojnë si dhe pjesa e fjetjes. Pra një kampus i integruar në atë zonë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Konvikte#TopChannel
Recommended