Presidenti pyetet 60 minuta për Dvoranin: Rasti tmerrësisht flagrant

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për 60 minuta Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Në përfundim, në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se ky është një rast tepër flagrant, duke shpresuar që prokuroria të mos jetë nën presionin politik.

Ilir Meta: Mund t'ju them se jam këtu në përgjigje të ftesës nga institucioni i prokurorisë pas kallëzimit penal që unë kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, "shpërdorim detyre" dhe "përvetësim të kompetencës dhe të titullit shtetëror".

Kemi dhënë sqarime të mëtejshme dhe plotësuese në vijim të provave dhe dokumenteve që kemi dorëzuar së bashku me kallëzimin tonë penal.

Rasti është tmerrësisht flagrant. Unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Kjo është një provë e madhe për të gjithë të ardhmen e reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/presidenti-ilir-meta-ne-prokurorine-e-tiranes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended