Kosova bojkoton Nobelin/ Çmimin do e marrë adhuruesi i Miloshevicit

  • 4 years ago
Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, që do të mbahet në 10 dhjetor në Stokholm. Pohimin e bëri ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili sqaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se shkaku i mospjesëmarrjes së Kosovës është dorëzimi I Nobelit të Letërsisë shkrimtarit austriak Peter Hanke.

Ndarja e çmimit prestigjoz për Handken ka shkaktuar zemërim në Ballkan e përtej tij. Arsyeja gjendet tek fakti që shkrimtari ka qenë një mbështetës I hapur I sh-presidentit serb, Sllobodan Milloshevic gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet fare Nobeli për Handken. Ky I fundit është kritikuar shumë për portretizimin e Serbisë si viktimë gjatë luftërave në Ballkan si dhe për pjesëmarrjen në funeralin e Millosheviçit që vdiq në Hagë në vitin 2006, ku po gjykohej për krime lufte.

Vendimi i Akademisë ngjalli mjaft indinjatë, sidomos në Shqipëri e veçanërisht Kosovë ku rreth 10 mijë shqiptarë u vranë e rreth rreth 1 milion u detyruan të largohen gjatë luftës së viteve 1998-99. Munira Subasic, presidente e shoqatës Nënat e Srebrenicës e cila përfaqëson të mbijetuarit e masakrës së 1995-s, gjithashtu reagoi ashpër duke e quajtur vendimin ?një turp?, ndërsa vete akademia suedeze e mbrojti lëvizjen e saj me arsyetimin se Handke ka bërë komente provokuese, por nuk e ka mbështetur gjakderdhjen.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nobel#PeterHanke#TopChannel

Recommended