"Edhe ketu nuk m’u ndate..."

  • 4 years ago
Vogëlushja Aristea në ?Ka një mesazh për ty? i ka bërë një surprizë të bukur gjyshes së saj. Ajo është 6 vjeç dhe tani mendon se është e rritur dhe nuk dëshiron që gjyshja e saj ta trajtojë më si të vogël. Njëkohësisht ka dhe disa kërkesa për të. Të mos gatuajë ushqime të shijshme, sepse në këtë mënyrë nuk po mundet dot të dobësohet. Por Aristea shqetësohet edhe për sh?ëndetin e gjyshes dhe kërkon prej saj që të mos punojë shumë.

Por vogëlushja ka ardhur edhe për një tjetër surprizë. Për të realizuar këtë në studio vijnë edhe shokët dhe shoqet e klasës së saj me buqeta me lule në duar.

Personi që vogëlushët duan të ftojnë në studio është mësuesi i tyre, i cili shumë shpejt del në pension. Por, surpriza nuk mbaron këtu sepse profesori i Aristeas ka qenë gjithashtu edhe profesori i gjyshes së saj.

Recommended