Fshatrat e Shqipërisë - Live, 30 Nëntor 2019

  • 4 years ago
Një tërmet i fuqishëm tronditi në orët e para të mëngjesit të datës 26 Nëntor 2019, Shqipërinë.
Lëkundjet me magnitudë 6.4 në epiqendër apo intensitet 8 ballë fatkeqësisht morën disa jetë njerëzish e mbi 650 janë plagosur në Tiranë, Durrës, Fushë- Krujë e Kurbin.
Pamje të rënda, rrënoja dhe ambulanca në rrugë ishin imazhet surreale që pa sot çdo shqiptar. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin por edhe deri në Prishtinë.
Pranë epiqendrës në detin Adriatik pra në Durrës janë dhe dëmet më të mëdha. shumë banorë mbetën nën rrënojat e pallateve të shembura. disa janë nxjerrë të gjallë. të tjerë nuk ia dolën dhe operacionet e shpëtimit vazhdojnë.
Post lëkundjet vazhdojnë, gazetarët dhe kamaremanët e Top Channel ndodhen në lagjet dhe zonat ku ka më shumë dëme dhe në këtë edicion të jashtëzakonshëm lajmesh, Live 30 Nëntor 2019 ne vazhdojmë të përcjellim hap pas hapi.

Recommended