Vazhdojnë reshjet e shiut dhe uljet e temperaturave, ky është parashikimi i motit për fundjavën
  • 4 years ago
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Nesër pritet një mot i kthjellët, ndërsa reshjet e shiut pritet të rikthehen përsëri të hënë pasdite.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 10ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 17ºC.


Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 12ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended