Ndertuesit: Riparojmë çdo dëmtim - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV SHOQATA E NDERTUESVE OFRON NDIHME Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës janë solidarizuar me te prekurit nga termeti duke ofruar ndihmën e tyre për riparimin e ndërtesave. Shoqatat do të fillojnë punën menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse. SHOQATAT E NDERTUESVE TE SHQIPERISE DHE KOSOVESShoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës janë në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të tërmetit të këtyre ditëve. Në vijim të solidaritetit të fuqishëm njerëzor në ndihmë të të prekurve nga tragjedia natyrore, Shoqatat tona marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur. Për çdo person apo organizëm i interesuar për ndërhyrje në riparimin të dëmtimit të pallateve, banesave shoqatat e ndërtuesve do të jenë në dispozicion pa ndërprerje. SHOQATAT E NDERTUESVE TE SHQIPERISE DHE KOSOVESPër çdo person apo organizëm shtetëror, qendror dhe lokal, të interesuar për ndërhyrje në riparimin të dëmtimit të pallateve, banesave dhe strukturave të ndryshme, Shoqatat tona bëjnë me dije se do të jenë në dispozicion solidar 24 orë në pa ndërprerje në këto adresa:Telefon: 00355 69 4091 670 Email: info.shnsg@gmail.comSë bashku, të gjithë ne si shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në këto kohë të vështira, thuhet ne njoftimin e dy shoqatave te ndërtuesve.

Recommended