Basha: Gjendja e jashtezakonshme te mos mbetet ne leter

  • 4 years ago
I rikthyer në Thumanë për të parë punën e ekipit të shpëtimit që vijon për banorët që ndodhen nën rrënojat e tërmetit, kreu i opozitës Lulzim basha tha se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria duhet të fillojë zbatimin e saj.
?Më mirë vonë se hiç që u shpall. Tani është momenti që mos mbetet në letër?.
Basha foli për detyra konkrete që sipas tij kërkojnë angazhim të menjëhershëm shtetëror.
Teksa qeveria pritet t?i akomodojë në hotele banorët që janë vendosur në çadra, kreu i opozitës tha se për ta duhet akorduar një fond që të strehohen në shtëpi me qira.
Emergjente për keun e opozitës është edhe evidentimi i të gjitha objekteve në rrezik.
Me shqetësim foli edhe për gjendjen e infrastrukturës së punonjësve shqiptarë që janë pjesë e ekip-shpëtimeve.
?Punonjësit tanë as dorashka nuk kishin?.Basha kërkoi nga qeveria që të informojë qytetarët përmes medias në lidhje me situatën reale në të cilët ndodhet vendi për shkak të tërmetit të së martës.

Recommended