Keta: Për fillimin e shkollës të mos ngelet vetëm te protokollet në letër
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, pedagogia Majlinda Keta u shpreh se për fillimin e vitit të ri shkollor duhet të ketë siguri për fëmijët.

Keta tha se kjo kërkon një makrokoordinim, që sipas Ketës nuk po shihet akoma publikisht nëpër institucione.

Sipas Ketës, nuk duhet të mjaftohet vetëm në protokollet e sigurisë në letër, por duhet informacion i detajuar për çdo shkollë.

Majlinda Keta: Duhet të japim siguri për fëmijët, por nga ana tjetër çdo gjë të jetë rast pas rasti. Të prishet uniformiteti nga shkolla në shkollë, qyteti në qytet dhe publik privat. Kjo kërkon një makrokorordinim, që unë e vlerësoj që ende nuk po shihet publikisht. Protokolli shëndetësor nuk i takon ministres së arsimit, por asaj të shëndetësor. Pra duke menduar se do të ketë maskë dhe matje temperatura, kjo është shumë minimale. Ne na duhen informacione të detajuara për çdo shkollë. Të renduarit vetëm pas protokollit në letër të në vendi se si do të veprohet, Shqipëria kështu do t?i ngjajë një rasti që qyteti nuk do t?i ngjajë qytetit dhe do të kemi qasje të ndryshme për gatishmëritë. Tirana duhet të fillojë me shkollat që i lejojnë këto procese.


Ky është një proces i gjatë që do të përfshijë gjithë vitin shkollor. Mund të kalohen në disa momente nga bangat te mësimi online. Përpos ministrisë së Arsimit duhet të përfshihen edhe një sërë institucionesh të tjera. Ndërkohë asnjë nga sindikatat e Arsimit nuk ka folur për këtë çështje. Ka ardhur koha që para se të fillojë ky proces qeveria t?u sigurojë testeve falas fëmijëve, prindërve dhe mësuesve. Këto të dhëna duhet të ruhen me fanatizëm dhe të përpunohen, duke u azhurnuar.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/keta-per-fillimin-e-shkolles-te-mos-ngelet-vetem-te-protokollet-ne-leter-testi-per-femijet-mesuesit-dhe-prinderit-te-jete-falas/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended