Apeli i një daje në dëshpërim: Shteti të më tregojë ku ndodhet mbesa me dhëndrin, u bie telefoni

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një apel drithërues vjen nga Spitali i Traumës nga daja i një 15 vjeçareje. Drita Cakoni së bashku me babain e saj Kastriot Cakoni janë zhdukur në Thumanë. Nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

E ëma e saj ndodhet në spital së bashku me djalin 12 vjeçar, jashtë rrezikut për jetën.

Daja i Dritës tha se pasaporta është gjetur në rrënoja ndërsa telefoni i dhëndrit është funksional, por nuk përgjigjet njeri.

"Jam daja e vajzës. Pasaporta është gjetur në gërmadha. Kjo është mbesa ime Drita Cakoni 15 vjeçe që është e humbur në gërmadha. E kam kërkuar, sapo erdha nga Thumana. Nuk kam gjetur asgjë akoma. Kërkoj nga shteti të më japë një sqarim. Motra është në gjendje të rëndë brenda. Djali 12 vjeç në gjendje të mirë shëndetësore por i shokuar. Tani ka humbur dhëndri dhe vajza. Shteti të më tregojë ku është Drita, në morg apo në spital dhe babai i saj Kastriot Cakoni. Telefoni i dhëndrit punon, nuk përgjigjet kush. Kam parë tmerr sot, njerëzit e copëtuar dhe të sakatuar. Është tmerr i vërtertë".
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/apeli-i-nje-daje-ne-deshperim-shteti-te-me-tregoje-ku-ndodhet-mbesa-me-dhendrin-u-bie-telefoni

Ndiqni raportimet live për tërmetin këtu: https://youtu.be/9lL5gtvhA3c
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp