Report TV - Aksion për nxjerrjen e të mbijetuarëve nën rrënoja

  • 5 years ago
DURRËS - Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.4 ballë, duke u kthyer në tragjedi me dhjetëra të vdekur. Panik, lot, dhimbje e solidarizim mes njerëzve, të cilët të tmerruar dolën në rrugë në orën 03:55 minuta të mëngjesit të së hënës pas lëkundjes së fortë që zgjati rreth 30 sekonda, me intensitet 8 ballë.

Qyteti i Durrësit, Thumana në Fushë-Krujë ishin dy nga zonat më të prekura, me dëme materiale dhe fëmijë, foshnje, vajza, gra burra e të moshuar që humbën jetën nën rrënoja. Mijëra forca policore, efektivët xhenio, efektivë të Forcave Speciale dhe të kërkim shpëtimit prej orëve të para ndodhen në terren për të shpëtuar jetë, dhe në rastet më të këqija, për të nxjerrë nga rrënojat personat që nuk mundën të mbijetonin. Godina të shumta u shembën në Durrës, hotele, restorante, vila private dhe banesa, duke lënë viktima, por edhe duke shpëtuar me dhjetëra të tjerë nën to.